Zëvendës kryeministri Erion Braçe gjatë një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me seancë gjyqësore të zhvilluar djë për ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pulën, i cili u la në burg.
Pas gjyqit Braçe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj prokurorit Arjan Ndoji, i cili tha se nuk paraqiti asnjë prove që të provonte akuzat e ngritura.
Ditën e sotme Braçe tha se para seancës gjyqësore, e kanë shnatazhuar duke i kërkuar që të largohet “Ik nga Durrësi se para do!”.
“Dështim më të madh për drejtësinë nuk kam. Ky është akti i fundit që ka ndodhur pas shantazhimit të Pulës, herë me para dhe herë tjetër brutalisht, i thanë: Ik nga Durrës ik tani, sa para do”. Në Durrës prokurori i gjykatës, apo politikanë të tjerë duan të bëjnë politikën e Kuadrit. Nuk do të jemi kurrë si ata, për të pasur akses kriminal në zyrat e shtetit.”, u shpreh Braçe.
Ditën e djeshme zëvendës kryeministri Erion Braçe, i pranishëm në seancën gjyqësore të ish-drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, i cili u la në burg, hodhi akuza ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Sipas Braçes, nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithcka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.
“Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nënpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”, tha Braçe.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post