Alket Rizai dhe dy shqiptarë të tjere kanë dalë sot në orën 09.00 të mëngjesit, me orën greke nga burgu i Domokos për në Gjykatën e Lamias, shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.
Ata gjykohen pasi në qelinë e tyre në burg janë gjetur disa thika.
Alket Rizai ka kërkuar nga trupi gjykues të shohë foto të thikave të sekuestruara prej policisë.
Ai bëri pyetje me ton të ashpër ndaj prokurorit.
Alket Rizai dhe nje tjeter shqiptar u denuan me 26 muaj burg, ndersa i treti me 3 vjet burg.
Kur u njoh me dënimin, Rizai ofendoi rëndë kreun e trupit gjykues: “Ik q… ore…”, i tha në fund të seancës.
(E.K/FAXWEB.AL)