00:00 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ik pirdhu, t’ia kalosh mirë aty ku ha pilaf”, plas keq mes Manjanit dhe Gjonit: S’rri në mëshirën e Monikës unë!

09:31 | 11/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ik pirdhu, t’ia kalosh mirë aty ku ha pilaf”, plas keq mes Manjanit dhe Gjonit: S’rri në mëshirën e Monikës unë!

Deklarimi i Ralf Gjonit se do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës, nuk ka gjetur aspak të surprizuar Ylli Manjanin, i cili thotë se kjo ishte një lëvizje e pritshme që prej kohësh kur pranoi mandatin e deputetit.

“Hahahahahahahahahaaha.. Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën… Hahahahahahahahah…”, shkruante Manjani, batutë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak Ralf Gjonit, i cili ka replikuar me të në koment.

Gjoni e akuzon Manjanin për dhënie tenderash, dhe se ai pret mëshirën e Monika Kryemadhit nëse do ta bëjë deputet apo jo. Ish-ministri në përgjigje të tij është shprehur se tenderat janë marrë në vëzhgim një më një, dhe nuk është gjetur asnjëlloj shkelje.

Pjesë nga replikat:

Ralf Gjoni: Ylli Manjani ti duhet te kalosh permes nje procesi teresor dezinfektimi perpara se te lakosh emrin tim ne publik. Une s’kam qene ndonjehere minister e as nuk kam firmosur ndonjehere per tendera. Une po luftoj sot ne Parlament qe njerez si ti te mos mbeten me ne meshiren e Monikes nese te ben apo jo deputet, por te mbeten ne deshiren e njerezve qe meritojne te votojne te lire, me lista te hapura. 

Nese kjo ty te bezdis, me vjen keq per ty. Ama mos harro se si ke uleritur edhe ti bashke me mua per ndryshimin e sistemit. Mos harro as greven e urise te Ilir Metes e te LSI kunder ndryshimeve te 2008. Kjo me ka bashkuar me te per vite me radhe e per ate kam luftuar ne ate parti. Nese ti dhe kushdo tjeter keni ndryshuar qendrim, kjo eshte puna juaj. Une s’kam levizur asnje presje nga qendrimet e mia, qe prej vitit 2009! Ndryshim sistemi, hapje listash, dhe atehere hajde provojme forcat ne terren. Por s’ta mban as ty, e as kryetares tende…

Ylli Manjani: Ralf Gjoni si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po su doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire.

Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!

Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake… Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?!

Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin…

Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje.

Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës.

Tja kalosh mirë aty ku ha pilaf !

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: manjani gjoniylli manjani ralf gjoni
Pas

Bill Clinton mbërrin sot në Kosovë, zbulohet axhenda

Para

“Dekreti i Metës në mospërputhje me situatën”, Alimadhi: Të shkëputet nga të bërit opozitë si President

Para
“Dekreti i Metës në mospërputhje me situatën”, Alimadhi: Të shkëputet nga të bërit opozitë si President

"Dekreti i Metës në mospërputhje me situatën", Alimadhi: Të shkëputet nga të bërit opozitë si President

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.