Mos zbardhja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Vettingut, çka do të sillte hyrjen e tij në fuqi mban peng garën për zëvendësimin e anëtares së kësaj gjykate znj. Vitore Tushe të cilës i ka mbaruar mandati.
Sipas një njoftimi të Gjykatës së Lartë anëtarët e kësaj trupe duhet të përzgjedhin një gjyqtar mes tyre për të zëvendësuar. Vitore Tushen në Gjykatën Kushtetuese.
Por ndërkohë në këtë njoftim thuhet se kandidati duhet të ketë një sërë kriteresh mes tyre dhe kalimin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë sipas ligjit për vete dhe familjarët e tij.
Në një kohë që Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë një anëtar për Gjykatën Kushtetuese vetë kjo gjykatë ka një mungesë prej 5 gjyqtarësh.
Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati, tre të larguar ende s’janë zgjedhur ndërsa pezullimi i Majlinda Andreas nuk dihet se sa do të zgjasë. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post