Luigi Soreca është eksperti Italian i Antimafias që përflitet si emri i sigurtë që pritet të zëvendësojë ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Duket se Bashkimi Europian e ka “seriozisht” luftën që Shqipëria duhet të zhvillojë kundër mafies dhe krimit të organizuar, saqë kanë sjellë në Tiranë një oficer të Antimafias.
Kush është Luigi Soreca?
Ja çfarë shkruhet në jetëshkrimin e tij:
Luigi Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.
Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.
Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e Axhendës Evropane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL. Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.
Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.
Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit.
Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për 6 vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998.
Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.
(F.G/Faxweb.al)