Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar pak minuta më parë qeverinë teknike që do të garantojë procesin zgjedhor të 12 prillit.
Deputetët në sallë dhanë 101 vota pro qeverisë teknike, asnjë kundër dhe asnë abstenim. Paraditen e sotme kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha dorëheqjen, ndërsa u zgjidh edhe ngërçi i fundit: Emri se kush do të drejtojë ministrinë e Brendshme.
Në krye të këtij dikasteri u vendos Naqe Çulev, ndërsa qeveria teknike do të drejtohet nga ish-ministri Oliver Spasovski.
(M. I./ Faxweb.al)