Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka deklruar se nuk do të nënshkruaj me përfaqësuesen e Shqipërisë.
Këtë deklaratë ai e bëri pas ndeshjes me Izraelin ku edhe pse Shqipëria fitoi dhe për këtë ka meritë edhe ai, italiani tha pas ndeshjes se do të largohet nga drejtimi i ekipit.
Jehonë largimit të De Biazit i kanë bërë edhe mediat në vendin e tij ku shumë prej tyre kanë shkruar se arsyeja ishte ftohja me presidentin e federatës si dhe rezultatet negative të arritura kohët e fundit, sidomos pas ndeshjes me Luksemburgun.
Sport e Vai / Shumë kritika, De Biazi largohet nga Shqipëria pas 5 viteve e gjysmë
“I prekur nga kritikat e shumta që kishte marrë gjatë kohëve ët fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Xhani De Biazi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”.
Goal.com / De Biazi, lamtumirë Shqipërisë pas kualifikueseve: Nuk kanë besim te unë
“Ajo me Shqipërinë ishte një aventurë ekzaltuese për De Biazin, i cili gjithsesi nuk fsheh, edhe pse nuk përmend direkt, se me presidentin e Federatës, Armand Duka, nuk ka qenë gjithçka një fushë me lule”.
Eurosport / De Biazi lajmëron: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve
“Trajneri italian arriti një kualifikim historik në Europianin e Francës, por përfundoi mes kritikave për tre humbjet në eliminatore”
.
De Biazi nuk ka deklaruar nëse ka oferta nga ekipe të tjera apo për planet në të ardhmen, por tashmë është e sigurtë që pas acarimit të marrëdhëieve të tij me federatën dhe pas kritikave të shumta nuk do të jetë pjesë e kombëtares. (B.H/Shuplaka)