Pas raportimit të mediave lidhur me ikjen e qytetarëve të Kosovës në drejtim të shteteve perëndimore, pritet që Kuvendi të mblidhet dhe të diskutojë për këtë dukuri.
41 deputetë kanë kërkuar nga kreu i Kuvendit Kadri Veseli që të thërras një seancë të jashtëzakonshme me 11.04.2019 nga ora 10:00 me rend dite: “Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta”.
Deputetët i kanë dërguar kërkesën Veselit, ku thuhet se numri i të rinjve të larguar ka kaluar shifrën prej 170 mijë është alarmant.
Sipas deputetëve, ekziston rreziku që kjo shifër të rritet akoma dhe t’i sjell vendit rrezik të madh, atë të boshatisjes të tij nga rinia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)