20:00 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

IKMT i përgjigjet Berishës për pallatin e shembur: Nuk i plotësojmë dot dëshirat e fshehta të tij

18:21 | 28/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
IKMT i përgjigjet Berishës për pallatin e shembur: Nuk i plotësojmë dot dëshirat e fshehta të tij

“Shpërthimi i komanduar në Poliçan që theu xhamat dhe dritaret në shumë pallate të tjerë”, shkruajti ish-kryeministri Sali Berisha rreth një orë më parë në rrjetet sociale për shembjen e një pallati 5-katësh në Çorovodë, shkrim të cilin e shoqëronte edhe me një video të shpërthimit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me datë 19 prill me shpërthim tritoli një pallat i cili cilësoj si i rrezikshëm për banorët për shkak të amortizimt që kishte pësuar (lexo këtu).

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe IKMT e cila shprehet se shpërthimi ka ndodhur brenda paramentrave të përllogaritur nga specialistët për një operacion që sipas tij u cilësua me sukses dhe qytetarët shprehën falënderimet e tyre.

IKMT shprehet: “Vetëm në respekt të qytetarëve shqiptarë, IKMT detyrohet të sqarojë me keqardhjen e thellë që nuk i plotëson dot dëshirat e fshehta të z.Berisha që nuk ndalojnë vetëm tek xhamat dhe dritaret”.

Ai vijon më tej ragimin e tij duke thënë se nuk ka pasur asnjë dëmtim që nuk ishte parashikuar dhe lajmëruar më pare.

Reagimi i plotë:

IKMT: Një reagim për reagimin e vonuar të z.Berisha

Në datën 19 Prill, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, prishi me shpërthim të kontrolluar një pallat pesë katësh në Çorovodë, i cili përbënte rrezik të përditshëm për jetën e banorëve. Çdo gjë e llogaritur me kujdes nga specialistët e IKMT, operacioni u cilësua me sukses dhe qytetarët shprehën falënderimet e tyre. Por gati dhjetë ditë më pas, ish presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-deputeti, z. Sali Berisha, “ka siguruar” një video (disa të tilla i shpërndau vetë IKMT) mbi të cilën komenton në FB: Shpërthimi i komanduar në Poliçan që theu xhamat dhe dritaret në shumë pallate të tjerë! sb

Vetëm në respekt të qytetarëve shqiptarë, IKMT detyrohet të sqarojë me keqardhjen e thellë që nuk i plotëson dot dëshirat e fshehta të z.Berisha që nuk ndalojnë vetëm tek xhamat dhe dritaret, se: Çdo herë që ka aksione të tilla, IKMT dhe specialistët e saj lajmërojnë një javë para qytetarët për masat që duhet të marrin. Për të pasur sa më pak dëme perimetri rrethohet aty ku është e nevojshme me thasë rëre. Policia e Shtetit gjithashtu bashkëpunon me IKMT për mbajtjen e qytetarëve larg perimetrit të rrezikut, pasi ata janë kryesorët që duhen mbrojtur. Në rastin e Çorovodës nuk ka pasur asnjë dëmtim që nuk ishte parashikuar dhe lajmëruar më parë, pavarësisht se çfarë i kanë treguar z.Berisha dhjetë ditë më pas. IKMT siguron ish-kryeministrin se herë tjetër do t’i nisë videot dhe materialet e çdo objekti që prishet me shperthim të kontrolluar duke ia bërë më të lehtë dhe më të shpejtë mundësinë për shpifje dhe nxirje të punës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: corovodeIKMTSali BerishaSHPERTHIMI I PALLATIT
Pas

Punimet në aksin Tiranë-Elbasan, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Para

Sfida Luftëtari-Tirana, të zotët e shtëpisë ‘frenojnë’ bardheblutë

Para
Sfida Luftëtari-Tirana, të zotët e shtëpisë ‘frenojnë’ bardheblutë

Sfida Luftëtari-Tirana, të zotët e shtëpisë 'frenojnë' bardheblutë

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

Gjirokastër/ Sekuestrohen 1000 litra naftë dhe 3800 litra vaj gatimi të kontrabanduara, dy persona vihen në pranga

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por duhet të ndryshojmë kushtetutën

Starmer: Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar marrëveshje me Mauritiusin për Ishujt Chagos

Proda: Do të krijojmë në Tiranë, Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania dërgon trupa të përhershme jashtë vendit

Ulje drastike e taksave, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit të Trump

Aksioni në veri, ​policia dhe KFOR ndalon 7 automjete, arrestohen 6 serbë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.