Disa objekte do të shkatërrohen në Radhimë, sipas një plani të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ky vendim ndërkohë ka irrituar pronarët e subjketeve në këtë zonë, të cilët kërkojnë të dinë më shumë detaje rreth projektit dhe se çfarë do të bëhet me pronat e tyre.
Sipas pronarëve të bizneseve, IKMT ka vendosur të prishë të gjitha ndërtimet përgjatë vijës bregdetare, por pa specifikuar nëse do të ketë apo jo dëmshpërblime për ata që kanë qenë në proces legalizimi, apo të tjerë me leje të posaçme nga autoritetet e qeverisjes vendore.