20:08 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur amerikan me origjinë shqiptare

17:36 | 26/07/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur amerikan me origjinë shqiptare

Është ndarë nga jeta Regis Philbin, personaliteti i njohur i televizionit amerikan me origjinë arbëreshe. Familja e tij tha në një deklaratë se Philbin vdiq nga shkaqe natyrore në moshën 88 vjeçare.

Për dekada me radhë, Regis Philbin e ndau jetën e tij me shikuesit e programeve televizive të mëngjesit, gjithnjë me mënyrën e tij të shpenguar dhe me filxhanin e kafes përpara.

Ai do të mbahet mend gjithashtu për programin “Kush dëshiron të bëhet milioner”, i cili për një periudhë të shkurtër u bë spektakli më i shikuar televiziv i Amerikës.

Pyetja e tij për pjesëmarrësit: A është kjo përgjigjja juaj e fundit?” nisi të bëhej një shprehje e përdorur nga amerikanët në jetën e përditshme.

Në vitin 2010, Regis Philbin shpalli publikisht rrënjët e tij shqiptare në një bisedë në studio me artisten Kara Dioguardi, e cila gjithashtu vjen nga një familje arbëreshe.
“Nga ana e nënës sime, ata e kanë origjinën në Shqipëri. U detyruan të largohen nga vendi, kaluan Adriatikun për në Itali dhe u vendosën në një fshat të vogël malor të quajtur Greçi. Kjo ka ndodhur shekuj më parë,” tha Philbin.

Ai tregoi për shikuesit një tabelë gjenealogjike ku dilnin rrënjët arbëreshe të familjes së tij që u vendos në atë fshat në kohën e Skënderbeut.

Philbin është fitues i çmimit të karrierës Emmy dhe deri në kohën kur u largua nga programi i tij i mëngjesit mbante rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të orëve përpara kamerës televizive.

Presidenti Trump e quajti zotin Philbin njërin ndër të mëdhenjtë në historinë e televizionit. Ai tha në një koment në Twitter se zoti Philbin e kishte këshilluar atë vazhdimisht që të kandidonte për president./Voa

Pas

“Nuk flasim”, Vesa Luma zihet me Big Bastën dhe zbulon arsyen

Para

Trafik i madh nga kthimi i pushuesve, ja rrugët që kanë më shumë fluks automjetesh

Para
Trafik i madh nga kthimi i pushuesve, ja rrugët që kanë më shumë fluks automjetesh

Trafik i madh nga kthimi i pushuesve, ja rrugët që kanë më shumë fluks automjetesh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

Robert Francis Prevost, kush është Papa i ri që u zgjodh nga 133 kardinalët në krye të Vatikanit

Dom Gjergj Meta, ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri, do të mbajë emrin Leoni XIV

Zgjidhet Papa i Ri, tym i Bardhe nga Vatikani, 133 kardinalet zgjedhin drejtuesin e Kishes Katolike

6 ditë nën masivin e kromit, vijojnë kërkimet për 29 vjeçarin Ardit Beshiri, gjenden disa rroba

Bill Gates zotohet të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij deri në vitin 2045: Nuk do të vdes i pasur

“S’më duhen fotot me Trump”, Vuçiç zbut situatën nga Moska: E takova në Zyrën Ovale, presidenti i SHBA po bën të mira për botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.