Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati ka deklaruar se protesta e zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Kukës ishte vullneti i qytetarëve. Ai tha se ajo ishte një protestë model që u zhvillua kundër qeverisjes që po bën Kryeministri Edi Rama.
“Protesta e qytetarëve ishte model, e mirë orgAnizuar dhe jo e thirrur politikisht, pasi qytetarët dolën me dëshirën e tyre por natyrisht që ne si opozitë duhej të vendoseshim në ballë të saj. I themi Edi Ramës kaq, me kuksianët të ketë kujdes, dhe ky nuk është kërcënim por ka ikur koha e qeverisë së tij”.
Rexhmati tha gjithashtu se për protestën e djeshme janë ndaluar 13 përsona, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dhjetra qytetarë të tjerë midis t; cil;ve edhe kryebashkiaku Bashkim Shehu. Ai argumentoi se kjo është një hakmarrje primitive e Ramës dhe shtoi se kuksianët nuk kanë frikë nga ky i fundit duke thënë se i ka ditët e numëruara.
“Arrestimi dhe precedimi i qytetarëve është hakmarrje primitive e Edi Ramës dhe modeli i tij ndaj qytetarëve të Kukësit i cili jep urdhër për precedime penale. Kuksianët janë në të drejtën e tyre të ligjshme që të levizin dhe të ptotestojnë të lirë, që të kërkojnë të drejtat e tyre të mos nëpërkëmben nga qeveria e Ramës. Ne kemi respekt ndaj ligjit, kemi qenë konform ligjit dhe rregullave të shtetit shqiptar, por jo të ligjeve dhe rregullave të diktatorit Rama
Ne nuk kemi frikë nga Rama, ai i ka ditët e numëruara, nuk mund të vendos dot diktarurën e tij. Ai iku me helikopter dhe sot në formën më primitive hakmerret ndaj qytetarëve të Kukësit duke dhënë urdhër arreste dhe duke bërë precedime penale në gjendje të lirë ndaj dhjetra qytetarëve që morën pjesë në protestë”, deklaroi Rexhmati.
(F.GJ/FAXWEB.AL)