Pas deklaratës së Taulant Ballës, kreu i grupit parlamentar të PS-së se dhe prova e fundit (videoja “Alizoti) ishte e stisur dhe e blerë me para dhe se deputeti demokrat i cili e bëri publike këtë video, Ervin Salianji iku me vrap nga frika e prokurorisë duke rrezikuar dhe rojet menjëherë ka reaguar ky i fundit:
“Taulant unë jo vetëm që nuk iki, , por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”, shkruan ai në Facebook.
Përplasja në distancë vjen menjëherë pas bërjes publike mbrëmjen e djeshme të nje videoje ku Fredi Alizoti, i akuzuar se ka folur si vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj u shfaq në një një kamera të fshehtë duke pohuar se Ard Veliu dhe Taulant Balla i kishin ofruar shuma të mëdha në këmbim të pohimit të këtij fakti.
Discussion about this post