Aktorët më të mirë të Portokallisë kanë gjithnjë tendencën ta lënë spektaklin më gjysmë dhe të largohen. Ky ka qenë edhe rasti i aktorit të njohur të humorit, Romir Zalla.
Por të gjithë pyesin se me çfarë po merret tani Romiri?
Aktorin tashmë e shohim në rolin e moderatorit në emisonin “Gardërobë” në televizionin “SCAN. Një emision ku flitet për gjithçka, problemet sociale ekonomike, mentalitetet, paragjykimet, shprehitë, nocionet, sistemet. Ajo që vihet re është se në këtë format krejt ndryshe, Romiri na ka treguar kështu edhe një talent tjetër. (S.SH/Shuplaka)