Dikur pjesë e pandashme e të njëjtit emision, tashmë veç e veç në drejtim të emisioneve humoristike. Është fjala për Agron Llakaj dhe Rudina Dembacaj.
Aktorja është rithyer në ekran me emisionin e saj ‘’Mos i fol shoferit’’, duke u ndarë kështu përfundimisht nga ‘’Al Pazari’’.
Po cila ka qenë arsyeja e kësaj krisjeje mes dy aktorëve? I ftuar në Thumb, Llakaj tregoi se angazhimet e Rudinës në jetën familjare sollën shkëputjen nga programi, ndërsa Dembacaj ka treguar se arsyeja e vërtetë është një sherr që ka ndodhur mes tyre.
E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Check In” të moderatorëve Flori Gjini dhe Frensi Muça në NRG Radio, aktorja është shprehur:
“Nuk do të më shihni asnjë ditë në Al Pazar! Dhe nuk e lashë atë për arsye familjare siç tha Goni. Fatkeqësisht ose fatmirësisht nuk kemi mbetur miq!”.
Gjithashtu, Rudina ka treguar se nuk do ta ftojë kurrë Agronin në programin e saj, por ka shtuar se ajo i është mirënjohës Agron Llakajt duke e cilësuar komedianin e njohur si mësuesin e saj.
Discussion about this post