23:29 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta”, Manjani jep njoftimin: Edi Rama ka tërhequr padinë ndaj “Bild”

19:52 | 12/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas puçit kushtetues, Ylli Manjani revoltohet me atë që bëri ”kryeujku” në errësirë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani,nëpërmjet një statusi në Facebook ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka tërhequr padinë ndaj gazetës gjermane “Bild”.

Bëhet fjalë për ngritjen e padisë për gazetën prestigjioze gjermane, ku gazetari Peter Tiede publikoi përgjimet për çështjen e shit-blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Postimi i plotë i Manjanit

“Ku e lamë?

Te gjyqi me BILD.

Asnjë gjyq nuk ka fituar jashtë Shqipërie Kryeplaku i Surrelit! As gjyqet e shtetit e as të vetat.

Edhe nga gjyqi që do bënte me BILD qënka tërhequr me bisht ndër shalë.

Pra atje, tek “Drejtësia e vërtetë” sic tha dhe vetë me pompozitet, u nis të heqë vetllat po la sytë. Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane…Lider global tjetri! Kryetar i OSBE që u mbyll gojën mediave të vendit të vet dhe kujton se ka në dorë edhe mediat e huaja.

Pu pu pu pu pu sa rëndë! Me thënë të drejtën po e prisja jo pa kuriozitet një gjykim në Gjermani, mbi një çështje të super provuar nga BILD.

Por u tërhoq!

Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta.E mbani mend me çfarë pompoziteti na njoftoi se “…firmosa autorizimin për avokatin. Do ta hedh në gjyq BILD,në Gjermani. Te drejtësia e vërtetë..”. Kështu tha. (Meqë ra fjala sa mund ti ketë vajtur fatura e shërbimeve të avokatisë?!)

Ja fundi i pompozitetit! Ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera.

Qesharak pa fund! Ndërkohë, media Gjermane jo vetëm që nuk mbylli gojën, por vijon ta denoncojë rregullisht Kryeplakun si sundimtar në Shqipëri.

Megjithatë insistoj që Prokuroria jonë këtu duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet të sqarojë se KUSH JA DHA MEDIAS GJERMANE DISQET ME PROVA ZYRTARE?!

Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufinj… Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë.

Pa asnjë dyshim kjo përgjegjësi nuk i kërkohet medias,në asnjë rrethanë.

 

Etiketa: gazeta gjermaneylli manjani
Pas

Komentuesja i thotë se duket ‘Skandal’, Rozana Radi i jep përgjigjen që do t’ju lë gojëhapur

Para

“Askush nuk mund ta mohojë”, mjeku amerikan fajëson presidentin Trump për numrin e lartë të viktimave në SHBA

Para
“Askush nuk mund ta mohojë”, mjeku amerikan fajëson presidentin Trump për numrin e lartë të viktimave në SHBA

“Askush nuk mund ta mohojë”, mjeku amerikan fajëson presidentin Trump për numrin e lartë të viktimave në SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.