16:07 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Ilaçi që i duhet botës”, KONCERTI në Manchester bën bashkë 50 mijë fansa

08:59 | 05/06/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ilaçi që i duhet botës”, KONCERTI në Manchester bën bashkë 50 mijë fansa

13 ditë pas sulmit në koncertin e Ariana Grandes, ku humbën jetën 22 persona, Mançesteri i thotë “JO” terrorizmit dhe frikës.
Këngëtarja amerikane u rikthye në qytetin britanik mbrëmjen e së dielës, duke kryesuar një koncert bamirësie për 50 mijë fansa në “Old Trafford”, më pak se 3 km larg “Manchester Arena”. Këtë herë, Grande nuk ishte vetëm, por e shoqëruar nga një sërë emrash të njohur të muzikës, të cilët e shndërruan koncertin në një mbrëmje uniteti, shërimi dhe gëzimi.

Pavarësisht rrethanave, atmosfera festive dominoi shfaqjen.

“Ju dua shumë dhe mendoj se kjo lloj dashurie e uniteti që po tregoni është ilaçi që i duhet botës”, tha Ariana Grande.

Grande, e cila në disa raste nuk ka mundur t’i përmbajë lotët, performoi me Miley Cyrus dhe Black Eyed Peas, ndërsa mes pjesëmarrësve të tjerë në koncertin e quajtur “One love Manchester” ishin Katy Perry, Coldplay, Robbie Williams, Liam Gallagher dhe Justin Bieber.

Të pranishmit duket se e shijuan në maksimum mbrëmjen dhe jo vetëm fansat, por edhe efektivët policorë e stafi mjekësor, që kërcyen e kënduan bashkë me këngëtarët. Grande u shfaq disa herë gjatë koncertit dhe tha se kishte ndryshuar listën e këngëve në momentin e fundit, pas një takimi me nënën e 15-vjeçares Olivia Campell-Hardy, e cila ishte mes 22 viktimave të sulmit.

Ajo këndoi gjithashtu “Don’t Look Back in Anger”, në një duet me Chris Martin, përpara se ky i fundit të shoqëronte vokalistin e Oasis, Liam Gallagher, në këngën “Live Forever”. 

Organizatorët thanë se eventi kishte grumbulluar 2 milionë paund për viktimat dhe familjarët përmes donacioneve “online”, duke e çuar totalin e fondit “Ne e duam Mançesterin” në më shumë se 10 milionë paund. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ariana grandekoncertimanchester
Pas

Keni parë Ramën të veshur si plakë, por për të mos u HUMBUR FOTOJA e Bes Kallakut, Canës dhe Bogdanit

Para

Sulmet në Londër, FOTOJA që po bën xhiron e botës

Para
Sulmet në Londër, FOTOJA që po bën xhiron e botës

Sulmet në Londër, FOTOJA që po bën xhiron e botës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkia Krujë/ Japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.