ILD ka nisur hetimet për vrásjen e Hekuran Billës, i cili u vrá në një átentat máfioz mbrëmjen e kaluar, por ishte dènuar me bùrg të përjetshëm në Angli por shëtiste i lirë në Shqipëri.
Gjykata shqiptare ja konvertoi bùrgimin e përjetshëm me 25 vite bùrg, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, për veprën pènale që ai akùzohej. Pasi mori këtë vendim tre vite më vonë, Billa bëri sërish një kërkesë në gjykatë për tu liruar me kusht, që e arriti ta marrë në vitin 2019.
Megjithëse ishte dènuar me bùrgim të përjetshëm, për vrasje në Angli, Hekuran Billa, gjyqtari i Apelit Lefter Jahaj i hoqi dènimin përjetë duke e dènuar me 25 vite përfundimisht, ndërsa gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha i fali 5 vite duke e liruar me kusht.
Në 13 maj 2014 gjyqtari Altin Abdiu vendosi të njohë dènimin me bùrgim të përjetshëm që Hekuran Billa kishte marrë në Angli. Ndërsa në 20 korrik 2016 gjyqtari Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e bùrgut përjetshëm dhe dènimin e tij përfundimisht me 25 vite bùrgim. Në vendimin e tij gjykata thotë se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin nga dita e árrestimit në Shqipëri 15 nëntor 2007.
Mirëpo nga kjo periudhë e deri më sot, Billa edhe sikur të ketë qëndruar në qeli ka vuajtur gati 15 vite burgim, duke bërë që atij i kishin ngelur dhe 10 vite bùrgim për të vùajtur. Këtu ka ndërhyrë gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha që i ka njohur uljet nga amnístia dhe në fund i ka faluar 5 vite duke e liruar me 5 vite në shërbim prove. Hekuran Billa është liruar në muajin shkurt 2019 nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.(A.M/Faxweb.al)