Një ndër të ftuarat e pasdites së sotme në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit ishte gazetarja e sportit, Ilda Bejleri.
Ndër të tjera Ilda Bejleri ka rrëfyer edhe mendimin për koleget e saj të botës së televizionit, të cilat janë pjesë e emisioneve sportive.
Për gazetaren Vilma Mashën, me të cilën punon në ‘Super Sport’, për të cilën tha se është shumë ambicioze. “Ka ambicie ja arrin në jetë. E njoh që të vogël pasi kemi qenë në shkollë. Për mua është shumë e aftë për të bërë atë që bën“, tha Bejleri.
Nërsa përgazetaret e njohura si Hygerta Sako dhe Enkeleda Zeko ajo ka thënë se ato përfaqësojnë një model të vjetër gazetarie.
“Njihemi por vetëm përshëndetje kemi. Duhet vlerësuar për pasionin që ka për sportin. Nuk është as ajo modeli im i gazetarisë. Ka diçka që mua nuk më bën që t’i kopjoj. Nuk shoh diçka për t’i kopjuar. Më duken model i vjetër i gazetarisë. Bota i ka bërë gazetarët personalitete. Këtë gjë nuk e kam parë tek Enkeleida dhe tek Hygerta. Nuk i njoh nga afër as Enkeleidën dhe as Hygertën“, tha Bejleri. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post