Ditën e djeshme moderatorja Ilda Bejleri u përfol se do të largohej nga “Top Channel” për të shkuar në “Tv Klan”. Ajo u fotografua përkrah Ardit Gjebreas te “E diela shqiptare” dhe kjo bëri që të lindnin dyshime.
Së fundmi burime për “Anabel” kanë treguar se Ilda nuk do të largohet nga “Procesi Sportiv”, dhe prezenca e saj krah Ardit Gjebreas lidhet me një event.
Rreth orës 18:00 emisioni do të kthehet në një sfilatë të organizuar nga Joni Peçi ku do të jenë të ftuar shumë personazhe të njohur si Inva Mula, Aurela Gaçe, Xhensila Myrtezaj, Bora Zemani, Ilda Bejleri, Eli Fara e të tjerë.
Discussion about this post