19:47 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilda e pyet në anglisht, futbollisti maqedonas “ia pret shkurt”: Më fol shqip!

09:11 | 06/09/2017
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilda e pyet në anglisht, futbollisti maqedonas “ia pret shkurt”: Më fol shqip!

Ndeshja e djeshme mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhuroi emocione deri në minutat e fundit, duke ditur dhe temperamentin e ngjashëm të të dyja skuadrave.

Dhe pse u luajt në Strumicën e largët shqiptarët nuk munguan të ishin protagonist, në tribunë por edhe në fushë.

Dhe nuk ishin 11, po 14 nga minuta e parë duke përfshirë dhe tre futbollistët me orgjinë shqiptare që startuan ndeshjen për Maqedoninë nga minuta e parë.

Një prej tyre ishte dhe Ezgjan Alioski, që në pjesën e dytë të ndeshjes e vuri jo pak herë në vështirësi skuadrën shqiptare. Ndërsa pas ndeshjes tregoi edhe njëherë shpirtin e madh që e karakterizon.

Ndërsa gazetarja Ilda Bejleri iu drejtua duke i bërë pyetje në gjuhën angleze, mesfushori maqedonas iu drejtua: “Më fol shqip”, dhe deri në fund të deklaratës së tij u përgjigj në gjuhën shqipe.

“Kjo ishte një sfidë derbi për mua, por futbolli kështu është. Në fakt ishte emocion për mua për faktin se kam edhe shokë, me të cilët kam luajtur më parë, si Sadiku. Sot kishim shumë shanse për shënim, edhe unë kisha disa mundësi të mira për të realizuar.

Mendoj se duke parë ato shanse që kishim, ne sot e meritonim të fitonim. Në fakt, e prisja më të fortë Shqipërinë. Sot i mungoi pak qetësia. Di vetëm se Shqipëria ka mundësia të bëhet më e fortë. Goli që shënova në Shkodër në ndeshjen e parë ishte një emocion i veçantë, edhe për faktin se siç e thashë që në fillim, për mua kjo ishte një ndeshje derbi”,- tha mesfushori shqiptar që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: futbollistigazetarjaIlda Bejleri
Pas

Rama mbledh Qeverinë e Re në Velipojë, çfarë pritet të diskutohet

Para

WhatsApp kërkon të nxjerrë të ardhura, tashmë do iu vijë në ndihmë bizneseve

Para
WhatsApp kërkon të nxjerrë të ardhura, tashmë do iu vijë në ndihmë bizneseve

WhatsApp kërkon të nxjerrë të ardhura, tashmë do iu vijë në ndihmë bizneseve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

Zbulimi i fundit, NASA-s gjen prova se planeti Mars mund të ketë qenë i banueshëm

Punonjësi bie duke montuar tendë, në hetim pronari i karburantit në Delvinë

PD kërkesë drejtuar KQZ: Na vini në dispozicion materialet filmike për të gjitha QV-të dhe zarfet e diasporës

Përmbytje tragjike në Teksas: 6 viktima, qindra të evakuuar

Shembet ndërtesa në Karaçi, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

Hamasi afër pranimit të marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni hap Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik në Romë

Kapet me 20 gram kokainë në trup, arrestohet shqiptari në Itali

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.