Doktor Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News ku foli rreth situatës me koronavirusin por edeh më atë çfarë vjen pas kalimit të kësaj pandemie.
Alimehmeti tha se do të ketë në vazhdimësi raste të reja por nën kontroll të plotë dhe që nuk krijojnë situata shqetësuese, dhe përsa i përket stilit të jetesës se a do të ndryshojë tek shqiptarët, ai dha këndvështrimin e tij të prerë.
Doktori tha se u provua teeoria e artikuluar fillimisht nga kinezët, se temperaturat e larta kanë impakt të rëndësishëm në uljen e rasteve të infeksioneve me koronavirus.
“Raste sporadike do të vijojë të ketë, por çfarë është e rëndësishme është se periudha është rreth 10 javë, dhe ne kemi kaluar 11 javë. Do jenë sporadike, vatra të vogla dhe situata të qeta. Por sa nga këto raste të reja kanë nevojë për mjek? Kemi disa javë që pothuajse asnjë prej tyre nuk ka vajtur në spital, dhe kemi 19 ditë pa asnjë vdekje të vetme. Këto janë fillimet e saj dhe është e vështirë për të bërë përcaktime. Dyshoj se stili jonë i jetesës do të ndryshojë, sepse ne kemi kaluar shumë gjëra dhe nuk e kemi ndryshuar. Kemi pasur luftë të hapur civile, luftë në kosovë, por stili mbeti i njëjtë, është e rrënjosur në genetikën tonë dhe duhen gjenerata të tëra për ta ndryshuar. Ai është virus si çdo tjetër, vjen largohet, rikthehet kur të ketë fazën e tij, por ajo që ndryshon jemi ne dhe përshtatja. Ne i pranojmë dhe ecim përpara, jheta nuk mbaron, shkon përpara.
Ne kishim një siguri, kinezët na lajmëruan se temperaturat e larta nuk e zhdukin virusin por e lehtësojnë, dhe ju e shikoni që kemi raste por jo të rëndëa dhe jo të shumta në numër. Unë do preferoja të mos isha krah në krah me një të panjohur gjatë pushimeve të mia. Masat e higjenës janë bazë që duen zbatuar gjithmonë jo vetëm në këtë rast.
Sa prej nesh e kanë kaluar, kjo është pyetje e madhe. Ministrja tha sot se 8% e personelit e kanë kaluar, dhe është një shifër shqetësuese. Është personeli që neve na duhet për momentin, ndërsa mund të shërbejë edhe për shpërndarjen masive”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)