Belind Këlliçi është tashmë kandidati zyrtar i PD-së në garën për të marrë drejtimin e bashkisë së Tiranës. Në konferencën e sotme për shtyp, ai i premtoi publikisht mjekut Ilir Alimehmeti se pas 14 majit do të ishte krahu i tij i djathtë dhe nënkryetar në bashkinë e Tiranës, kjo pasi ky i fundit u tërhoq nga gara e “Primareve”.
Këlliçi mori më shumë vota se Alimehmeti por sërish gara kaloi në raund të dytë pasi nuk u sigurua 50%+1 e tyre.
Këlliçi: Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë I bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës, që nga 14 maji do të sjellim një model krejt ndryshe.