02:32 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Lala i paralizuar del nga rrënojat i pajetë, shkon në 8 numri i viktimave brenda familjes

00:40 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Nxirret e gjallë gruaja në rrënojat e pallatit

Një lajm i trishtë vjen sërish nga Durrësi ku raportohet se sapo është nxjerrë i pajetë nga rrënojat trupi i Ilir Lalës, pjestari i fundit i familjes prej 9 anëtarëve që kishin mbetur nën gërmadha.

Iliri ishte person me aftësi të kufizuara dhe fatkeqësisht në listën e familjes Lala rezulton viktima e 8 e kësaj tregjedie brenda familjes, ku tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i datës 26 Nëntor mori dhjetra jetë njerëzish e qindra të tjerë u plagosën.

Ndërkohë në familjen prej 9 anëtarësh, vetëm 17-vjeçari Ramë Lala ka mbijetuar ndërsa është nisur pasditen e sotme drejt Italisë për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Vila e kësaj familje u shemb në zonën e ish-Kënetës në Durrës duke zënë nën rrënoja 9 anëtarët e të njëjtës familje të cilët tashmë janë nxjerrë me një bilanc tragjik por shpresa mbetet akoma gjallë që 17-vjeçari Ramë Lala t’ia dalë.

Janë gjetur të pajetë nën rrënoja nëna dhe tre fëmijët në vilën Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Nga vendngjarja u raportua nga gazetarët e Fax News se janë nxjerrë të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç.

E ndjera është gjetur e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. Ajo kishte mbajtur të tërhequr pas vetes fëmijët e saj, por nuk ja dolën të mbijetonin dot nën rrënoja.

Familja Lala është shuar e gjitha ndërkohë që nga rrënojat është nxjerrë dy ditë më parë tashmë e pajetë edhe vajza Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala, e cila po ashtu është nxjerrë e pajetë.

Po ashtu nga tërmeti ka ndërruar jetë Griselda Lala 22 vjeçe, (motra e Ramë Lalës), ndërkohë nën rrkishte mbetur vetëm Ilir Lala xhaxhai i fëmijëve(i paralizuar) i cili u nxjerr mesnatën e sotme nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Operacioni është realizuar në kushte të vështira atmosferike, të pafavorizuar nga reshjet dhe errësira por edhe terreni ku po kërkonin.

Ndërkohë babai i binjakëve Albert Lala ka mbërritur nga Italia dhe ka ndjekur operacionin e shpëtim-kërkimit, por për fat të keq asnjë familjarë i tij nuk mbijetoi.

Të vdekurit nga familja Lala

Ilir Lala

Marjeta Lala
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

Shpëtuar gjallë
Ramë Lala

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Lëkundjet vijojnë, 4.8 ballë trondisin Tiranën

Para

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja parashikimi i astrologut italian për nesër

Para
HOROSKOPI. 15 gusht 2018

Puna, shëndeti dhe dashuria/ Ja parashikimi i astrologut italian për nesër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.