07:20 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ilir Meta akuza ndaj Ramës dhe Bashës: Qeveria teknike po funksionon si qeveri minimi

21:23 | 08/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta akuza ndaj Ramës dhe Bashës: Qeveria teknike po funksionon si qeveri minimi

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë bërë një marrëveshje jo vetëm kundër LSI-së, por edhe kundër popullit shqiptar, ndërsa ka përsëritur edhe deklaratën e tij të dy ditëve më parë, se Rama po përdor Policinë e Shtetit për të frikësuar qytetarët që pëlqejnë LSI-në.

“Jam mirënjohës deputetëve të PD që kanë votuar për këtë, sot në Shqipëri dy individë janë bërë bashkë kundër demokracisë. Se ça ka thënë Basha dhe Rama dhe ça thoshin nuk ka rëndësi.

Së pari, nuk kemi të bëjmë me një kurth të zotit Meta por kurth të zotit Rama për të bërë zgjedhje, dhe frikë të Bashës për pozicionin e tij.

Çështjet e drogës dhe dekriminalizimit, për të cilën kemi mbështetjen edhe të zotit Basha. Rama kishte frikë dhe donte të bënte zgjedhje pa opozitën. Mund të ishte me pasoja mjaft të rënda për vendin. Kam bërë çdo gjë për një qeveri besimi, e cila u krijua si u krijua por praktikisht po funksionon si qeveri minimi.

Absolutisht, nuk kam asnjë nervozizëm, ata kanëfrikë nga transparenca, situata në terren, po frikësojnë njerëzit sepse mendojnë se ia dalin duke punësuar edhe ç’punësuar, edhe e kanë kthyer edhe Policinë e Shtetit në politikë.

Ajo që po ju them është se ky skenar i këtyre të dyve, të cilët u takuan nga halli dhe kanë bërë një marrëveshje personale që shkon kundër zgjedhjeve jo vetëm kundër LSI, është kundër zvogëlimit të reputacionit të tyre në popull dhe vetes së tyre. Marrëveshje që do të dështojë për arsye se populli shqiptar nuk mund ta pranojë.

Së pari raportet e pushtetit i zgjidh vetëm vota e popullit shqiptar, ata kanë vetëm dy vota dhe s’kanë të drejtë të ushtrojnë presion dhe do marrin përgjigjen e merituar.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir meta
Pas

Deklarata e fortë e Metës: U detyrova të bëhesha president, të më shkarkojnë nëse kam shkelur Kushtetutën

Para

Meta: Rama po e përdor Bashën, dy problemet serioze që kam me kryeministrin

Para
Meta: Rama po e përdor Bashën, dy problemet  serioze që kam me kryeministrin

Meta: Rama po e përdor Bashën, dy problemet serioze që kam me kryeministrin

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.