Presidenti i Republikës ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme teksa ka treguar detaje për tubimin mbarëpopullor të 8 Dhjetorit në Qytetin Studenti apo në lidhje me klasën politike të cilën e quajti të dështuar.
Meta tha se do të qëndrojë në shesh me shqiptarët deri në mbëjtjen e Referendumit, teksa tregoi edhe një nga pyetjet e mundshme që mund të shtrohen, por nga ana tjetër ka deklaruar se nëse në Referendum populli vendos që ai të largohet nga politike do ta bënte këtë gjë.
Madje Meta tha se në një rast të tillë, pra nëse ai do të realizonte misionin për të cilin tha se e ndjen përgjegjësi, dhënies mundësi popullit për referendum, ai do të largohej nga politika.
“Doni ti hiqni Presidentit kompetencat, po patjetër, hidheni në referendum ta vendos populli.Nëse populli shqiptar merr atë vendim, unë do ta respektoj vendimin e popullit shqiptar, dhe jo vetëm për çështje të tilla që janë madhore, por edhe referendum lokale e rajonale. Duan njerëzit të shkatërrohet Vjosa? Të bëhet referendum.Për inceratorët që bëhet në kundërshtim të interesit publik dhe komunitetit. Referendumi i është refuzuar prej 20 vitesh popollit. Populli shqiptar deputet nuk zgjedh, dialog nuk ka. Populli ka vetëm një detyrë, të mos ikë nga sytë këmmbët por të zbatohet e drejta e tyre. Unë e shikoj këtë si një mision për veten time, dhe në momentin që do ti rikthej këtë mundësi popullit të Shqipërisë, do të largohem edhe unë nga politike, madje edhe nga Tirana por jo jashtë shtetit, do iki t’ju pres për rafting andej. Por unë e kam këtë detyrë në respekt të popullit shqiptar që t’ja kursejmë këtë tallje dhe poshtërim”, tha Meta.
Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se më datën 8 dhjetor do të dalë në shesh dhe sipas tij do të rifillojë një Lëvizje e Re, Dhjetori i Dytë siç e quajti Meta.
Meta u shpreh se me datën 8 Dhjetor në Qytet Studenti do të jetë në shesh dhe dhe se nuk do të largohet nga aty derisa ti kthejë popullit shqiptar zbatimin e referendumit (lexo të plotë).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post