Presidenti i vendit Ilir Meta i është përgjigjur ambasadores amerikane, e cila tha se palët politike janë duke bërë pazare dhe lojëra për Reformën në Drejtësi. Meta tha se ka pasur takime shumë të shpeshta me Kim, më shumë se me çdo ambasador tjetër të SHBA-ve në Tiranë, të cilët kanë qenë me mandat të plotë.
Deklarata e bërë nga Meta: Së pari kur kam parasysh Këshillin Politik, nuk kam parasysh Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, kërkohet një nivel përfaqësimi më i lartë. Të gjitha ato çështje që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale, prandaj janë vënë këto kushte. Kërkohet rivendosja e legjitimitetit të institucioneve, sa më takon mua kam katër vjet që them stop lojërave në Reformën në Drejtësi.
Shikoni renditjet e Shqipërisë, këtë e tregojnë kushtet për integrimin e vendit në BE- shikoni sa kushte ishin në 2016-tën dhe shikoni sa janë tani. Presidenti nuk është aktor politik, por është kryetar i shtetit, dhe ka qenë në krye të detyrës duke respektuar Kushtetutën. Gjithçka ka qenë e mirëdokumentuar në aktet në mbrojtje të Kushtetutës së vendit. Le të ketë një bashkim të të gjithë këtyre palëve, dhe presidenti është i gatshëm që të tregojë se çfarë ka bërë secili prej këtyre faktorëve.
Unë nuk mund të marr përsipër të komentoj qendimet e ambasadores, por vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë pasur, e kam takuar shumë herë ambasadoren, më shumë se çdo ambasador që ka qendruar me mandat të plotë, po asnjëherë nuk iu kam lajmëruar juve që jo erdhi ambasadorja, jo iku ambasadorja. Mua për gallatë nuk më kanë, aq më tepër për çështjen e integrimit europian që ka qenë kredoja ime, që nga 8 Dhjetori i 90-tës.(E.K/Faxweb.al)