Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë një konference para gazetarëve se të fajësosh palën greke për atë që ndodhi në Kakavijë dhe Kapshticë, është gabim i rëndë, teksa argumentoi se përgjegjës është shteti shqiptarë, përfshirë edhe vetë presidenti por mbi të gjitha qeveria.
Meta tha se mbi Ramën bie përgjegjësi e dyfishtë pasi është edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm në detyrë.
“Është gabim të fajësohet pala greke, sepse pala greke është qeveria greke. Është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar përfshirë edhe presidentin, por sidomos e qeverisë. Edhe si kryeministër por edhe si ministër i jashtëm, Ramna ka detyrime kushtetuese. Ne e dimë shumë mirë se kur është fatura më e lartë e qarkullimit të qytetarëve”, tha Meta.
Meta tha se do i dërgojë ditën e nesërme një kalendar me frekuencën e kalimeve në kufi të emigrantëve shqiptarë, për të pasur parasysh situatën e të veprojë në kohën e duhur për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
“Do i çoj që nesër një kalendar qeverisë, për të pasur parasysh frekuencën e kalimeve në kufi gjatë një viti, i dimë të gjitha, kohën kur vijnë, e kohën kur largohen”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)