22:35 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nga e hëna nis takimet, fillon me Ruçin”, Ilir Meta flet për mediat: Aktakuza ndaj Thaçit sfidante, Serbia e bëri të detyrueshme krijimin e UÇK-së

12:52 | 26/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nga e hëna nis takimet, fillon me Ruçin”, Ilir Meta flet për mediat: Aktakuza ndaj Thaçit sfidante, Serbia e bëri të detyrueshme krijimin e UÇK-së

President ii Republikës, Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm ka folur sort para gazetarëve për dy nga çështjet më të diskutuara së fundmi, qëndrimin e Komisionit të Venecias për përplasjen institucionale për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, si dhe për aktakuzën për Presidentin e Kosovës Hashim Thaçit për krime lufte.

Meta tha se nga e hëna do të nisë takimet dhe bisedimet duke filluar me Gramoz Ruçin në lidhje me formimin sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese dhe përshpejtimin e punës për implementimin e reformës në drejtësi

“Para 3 ditësh si president i Republikës, siç kam qenë i palodhur për bashkëpunim në reformën në drejtësi, do të vijoj të jem kështu edhe pas raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Kemi nisur edhe shkresën zyrtare të Kryetarit të Kuvendit duke nisur nga e hëna e ardhshme. Pse nga e hëna dhe jo dje, sepse sot kemi të përkthyer në shqip, në mënyrë të certifikuar raportin zyrtar të KV. Është zyrtar dhe me përgjegjësi të plotë në institucionin e presidentit. Do të afishohet në portalin e presidentit, por do të dërgohet edhe në të gjitha institucionet e vendit. Edhe media do ta ketë një të tillë. Kjo është e rëndësishme se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale, por edhe sa i përket procesit të negociatave.

Padyshim që edhe Bundestagu edhe KE, edhe PE apo parlamenti danez do ta marrin origjinalin në anglisht. Gatishmëria e presidentit për të qenë gjithmonë bashkëpunues siç ka qenë gjithnjë, në mënyrë që reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe sidomos besimin e shqiptarëve. Jo sipas dëshirave dhe interesave të secilit, por vetëm në bazë të rregullave dhe ligjeve kushtetutese në fuqi. Respektimin i opinionit të KV është e vetmja rrugë për të ecur përpara”, tha Meta.

Në lidhje me zhvillimet në Kosovë, Meta tha se beson që Veseli e Thaçi do mund t’ia dalin  ta fitojnë këtë betejë që sipas tij është sfidante. Meta theksoi se Kosova ka ndikuar në stabilitetin e rajonit por edhe është njohur si shtet i pavaruar nga gjykata ndërkombëtare. Kreu i Shtetit pohoi se ishte Serbia që bëri të detyrueshme krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se qëllimi i këtij shteti ka qenë njollosja e saj dhe drejtuesve që e kanë udhëhequr.

“ Zhvillimi i fundit lidhur me aktakuzat e bërë publike ndaj presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit tëm PDK-së, Kadri Veselit. Është një zhvillim mjaft sfidant i cili absolutisht jam i sigurt që do të përballohet me urtësi, unitet por edhe largpamësi nga këto dy personalitete, në radhë të parë të Presidentit që ka qenë udhëheqësi politik i UÇK. Kjo nuk është një sfidë e tyre në planin individual apo institucional, kjo do të përballohet.

Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të UÇK kemi aktakuza, prej 20 vitesh, ku pala që shkaktoi luftën, genocidin dhe ishte përgjegjëse edhe për krijimin e UÇK për ti shpëtuar dhunës, e ka kthyer në një strategji të saj njollosjen e UÇK, por jo vetëm kaq por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës, pavarësia e të cilit është njohur prej shumë kohësh nga gjykata ndërkombëtare, por njëkohësisht ka ndikuar në stabilitetin e rajoni. Dua të shprehem edhe si President i Republikës por edhe si shko me presidentin e Kosovës por edhe me zotin Veseli, jam i sigurt se me mjaft dinjitet dhe përgjegjësi do e përballojnë dhe njëherësh për të legjitimuar të drejtën e luftës së UÇK.”, tha Meta.


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Hashim Thaciilir metakomisioni i venecias
Pas

“Nuk ka rënë agresiviteti i virusit”, Koraqi nxjerr shifrat e testeve sereologjike: Sa % e mjekëve e kanë kaluar koronavirusin

Para

Kishte mbetur në Austri pas anulimit të vizitës në SHBA, Thaçi zbret në Rinas, ja mesazhi që jep

Para
Kishte mbetur në Austri pas anulimit të vizitës në SHBA, Thaçi zbret në Rinas, ja mesazhi që jep

Kishte mbetur në Austri pas anulimit të vizitës në SHBA, Thaçi zbret në Rinas, ja mesazhi që jep

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.