Pasi doli nga GJKKO Kryemadhi tha se Meta ndodhej në burg për ata gjërat që akuzohet Monika.
“Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët.”
U shpreh e vendosur se do ta cojë deri në fund për të gjetur drejtësinë.
“Mund të mbyllësh karrierën politike po mund të hapësh një tjetër karrierë që e transformon, politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie I kapur të më bëjë pis mua. Do kaloj të gjitha shkallët me durim, qetësi. Për telefonin jam në Gjykatë Kushtetuese më pas do të shkoj në Strasburg. Kur ti vijë koha. Edhe kur të vdes kam 3 trashëgimtarë që do e ndjekin këtë gjë, por cështja është tek rasti. Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nëse operacioni i Monikës ka kushtutuar 6 500 euro, 5 mijë euro rezonanca, kjo apo jo, se si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai e operacionet e shoqërisë së Erjon Veliajt” tha Kryemadhi.