07:53 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ilir Meta më kandidoi në Kushtetuese, Dvorani më…”, zbërthehet Muçi: Këto janë mëkatet e mia

11:43 | 21/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ilir Meta më kandidoi në Kushtetuese, Dvorani më…”, zbërthehet Muçi: Këto janë mëkatet e mia

Besnik Muçi, në një dalje për mediat ka folur pas vendmit të Kolegjit të Posatshëm të Apelimit, i cili e shkarkoi nga detyra, ndërkohë që më herët ishte dekretuar nga ana e presidentit Meta si anëtar për Gjykatën Kushtetuese.

Muçi listoi edhe arsyet për të cilat KPA vendosi që ta shkarkoje, ndërkohë që sipas tij i ka arsyetuar të gjitha ankimimet që ka kryer.

Muçi shtoi se mëkati i tij i parë është që kandidoi në Gjykatën Kushtetuese; Mëkati i tij i dytë është se Ardian Dvorani e listoi të tretin në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit dhe mëkati tjetër është se u ëmërua nga Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Më thoni kush është ai qytetar shqiptar, pasuria e të cilit mos ketë probleme të natyrës së qindra mijërave lekë, unë e kam thënë jam bërë vet prokuror, kam konkuruar dhe kam ushtruar 17 vjet profesionin me përkushtim korrektesë duke zbatuar ligjin pa asnjë masë disiplinore dhe mëkati i vetëm është që bëra para nja dy vjetësh, që ata që janë marrë me analizën e shqyrtimin, dhe autoritetet e ambasadës amerikane, mëkati i vetëm se aplikova për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Mëkati tjetër e bëri zoti Dvorani më listoi i treti në listë, për vakancat e Presidencës dhe Kuvendit.

Mëkatin tjetër e bëri Presidenti Meta që më emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ku qëndron problemi im në këtë lloj situate, cfarë mund të bëj një jurist që ka besim te institucionevet e vendit të tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar dhe procedurat institucionet?”- deklaroi Muçi.

Besnik Muçi përsëriti për gazetarët edhe njëherë arsyet për të cilat vendosi që Kolegji i Apelimit ta shkarkojë.

“Procesin tim të rivlersimit sidomos në këto katër muaj të fundit kemi krijuar të gjitha provat dhe është prezantuar në mënyrë të turpshme publikut perverse. I tregoi publikut shqiptar që është e lidhur me shkaqet e vendimit. KPA është i lidhur me të drejtë më këto shkaqe.

Më lejoni tu sqaroj qytetarët është diferencat financiare të katër viteve në shumë 6 milionë lekë të vjetra. Të llogritura nga KPK të pranuar në kundërshtim të qartë me ligjin.

Shkaku i dytë i ankimit është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi. Në momentin e shitjes së tokës bujqësore. Është një pasuri me burim të ligjshëm dhe KPA e mori si shkak.

Shkaku tjetër ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banesë të ndërtuar në 1988 nga familja e bashkëshortes time, e ndërtuar nga prindërit e saj. Ai truall ka vlerë 200 mijë lekë. Një shkak për ankimi për 400 mijë lekë. Kolegji apelimi e konsideroi dhe këtë shkak.

Hua e marra nga familja, hua e marrë nga babai dhe motra ime me shume 500 mijë lekë të vjetra. Të cilat unë i provova tej çdo dyshimi. Familja ime ka pasur të ardhura të tjera. KP edhe këtë nuk e pranoi. Ky shtetasi A.L me një shtetas i dënuar, dhe çështja e tij është pushuar. Unë kam marrëdhënie për shkak se banojmë afër. Me pak fjalë këto ishin shkaqet për të cilat ky kolegj i nderuar më shkarkoi. Kam qenë tepër i ngarkuar emocionalisht, ndërkohë që sot jam çliruar. ”- u shpreh Muçi.

(M.Q.Faxweb.al)

Etiketa: besnik mucishkakrohet
Pas

Ngërçi në Kushtetuese, Taulant Balla: Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias, komunikim dhe me SHBA-të

Para

A mund të qendrojë Besnik Muçi pas shkarkimit nga KPA në Kushtetuese? Balla jep përgjigjen e prerë

Para
“Kush don le ta mbajë fjalën”, Taulant Balla: Komisionin e Venecias duhet ta dëgjojmë të gjithë

A mund të qendrojë Besnik Muçi pas shkarkimit nga KPA në Kushtetuese? Balla jep përgjigjen e prerë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.