Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e sotme ka shkuar në Gjermani. Meta është ftuar nga homologu i tij, Frank-Walter Steimeier me të cilin është takuar pas mbërritjes së tij në Gjermani.
Gjatë kësaj vizite, Frank-Walter Steimeier i është drejtuar presidentit Meta, duke i thënë se: Marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera.
Po ashtu Steimeier ka deklaruar se Gjermania ka një vëmendje të veçantë ndaj Shqipërisë, të cilën e mbështet në reformat e Brendshme. Steimeier , vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në Ballkan.
Kjo vizitë e Metës në Gjermani vjen pak ditë pas fitores së kancelares Angela Merkel për të katërtën herë. (D.D/Shuplaka)