Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video të dhunës policore ndaj protestuesve, përmes të cilës ka dhënë një mesazh të fortë kur thotë se, kush hesht dhe nuk guxon të dënojë dhunën, është bashkëfajtor dhe nxitës i saj.
Kreu i Shtetit jep kurajo dhe solidaritet ndërsa pohon se demokracia nuk dhurohet, por sipas tij mbrohet dhe fitohet, ndërsa shton se duhet të qëndrojmë të bashkuar deri në fund.
“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!
Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!
Kurajë qytetare dhe solidaritet!
Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!
Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! ??”, shkruan Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)