04:57 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ilir Meta para mbledhjes: Kam një shqetësim për protestën e opozitës

19:26 | 22/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta para mbledhjes: Kam një shqetësim për protestën e opozitës

Para nisjes së mbledhjes së kryesisë së LSI-së, kreu i saj Ilir Meta shprehu vlerësimin e protestës së opozitës, të cilën e cilësoi si paqësore, ama kërkoi që ajo të mos bëhej problem për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

 “Po punojmë për platformën politike, programore dhe elektorale, jo vetëm për zgjedhjet por për katër vitet e ardhshme, përpara se të vazhdojmë mbledhjen e programuar, do doja të shprehja disa shetësime.

Nuk mund të mos përmend shetësimin që kam për protestën e opozitës të cilën dua ta vlerësoj për protestën paqësore, por që nuk i shërben vazhdimësisë për reformat kyçe dhe vazhdimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Shpreh vendosmërinë e LSI-së dhe timin, për kontributin tonë maksimal për një klimë sa më bashkëpunuese, në rezolutën e PE-së duhet inkurajuar më shumë ana tjetër, që kërkon dy elementë kyç, në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente, njëkohësisht edhe një klimë mirëbesimi për standartin më të lartë që duhet të arrijnë zgjedhjet, që janë gjithashtu kyç për hapjen e negociatave, por edhe për zbatimin e reformës në drejtësi edhe pas 18 qershorit, pavarësisht rezultatit të forcave politike, përfshirë LSI-në.

Më 22 korrik ku ajo u miratua sipas standartit të Venecia, ne kemi tre fjalë kyçe deri në fund të zbatimit të kësaj reforme që janë: kushtetuta, ligji dhe transparenca. Kushtetutën e keni, ligjin e keni,  ajo që na duhet është transparencë e plotë dhe bashkëpunimi për të ecur drejt rrugës që do kthejë besimin e qytetarëve shqiptarë në drejtësi.

Një proces jetik është edhe thellimi i dekriminalizimit, detyrim që buron nga legjislacioni, por edhe një borxh.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir metareforma ne drejtesi
Pas

“Protesta e opozitës synon presion mbi Metën, shenjë e varfërisë së mendimit politik të liderit të opozitës”

Para

Të reja nga Zharrëza, marrëveshje për ndërprerjen e grevës (VENDIMET)

Para
Grevistët në Zharrëz, LSI: Urgjente! Të ngrihet komision qeveritar

Të reja nga Zharrëza, marrëveshje për ndërprerjen e grevës (VENDIMET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.