Këshillari në Drejtorinë e Burgjeve Elio Laze ka reaguar pas zgjedhjes së kreut të LSI-së Ilir Meta, si President i Repubblikës.
Sipas Lazes, me këtë vendim Meta, i quajtur shpesh edhe si politikan i “kopromiseve”, ka vërtetuar se vë Shqipërinë përpara Partisë.
“Ilir Meta President! Ja çfare do te thote te vesh Shqiperine para partise. Por kete mesiguri nuk e kuptojne disa rilindas. Kete mesiguri nuk e kupton Taulant Balla i cili me provincialitetin e tij ka vetem partine, sepse Shqiperine e perdor si lope per ta mjele. Nuk e kupton as Gjiknuri i cili Shqiperine e sheh si nje tender te OSHE per ta bere qoke. Nuk e kupton as Ben Ahmetaj qe Shqiperine e ka si prostitutat e veta. Thjesht per ta shkepur. Nuk e kupton Ilir Beqja qe Shqiperine e sheh si koncension.”, Nuk e kupton as Sajmir Tahiri qe Shqiperine e sheh si toke pjellore per ta mbjelle me hashash.”, shkruan Laze.
Ndër të tjera Laze shpreh falenderimin e tij për Presidentin e Zgjedhur në raundin e katërt, pas tre raundeve të dështuara.
“Por ja qe per çudine e rilindasve ka dhe burra qe Shqiperine dhe stabilitetin e kane mbi çdo gje. Sepse Ilir Meta tregoi qe eshte burre shteti dhe jo pushteti. Krenar per presidentin e vendit tim! Faleminderit Ilir Meta”, shton Këshillari në Drejtorinë e Burgjeve.
Në raundin e katërt të zgjedhjes për president, presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë u zgjodh kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta. Në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Valentina Leskaj, ai u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 vota kundër. Ndërkohë vendin e tij si kryetar i LSI-së do ta zërë Petrit Vasili. Betimin si Presidenti i ri, Meta pritet ta bëjë më datë 22 korrik. (D.D/Shuplaka)