Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme së bashku me djalin e tij, nëpërmjet një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët në lidhje me mjedisin.
Duke qenë se 5 qershori, përkon me Ditën Botërore të Mjedisit, Meta ka bërë një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë për pasuritë kombëtare.
Presidenti e ka vënë theksin tek kontributi i gjithsecilit qytetarë, për të pasur mjedisin që duam, për të mbrojtur dhe promovuar bukuritë natyrore, për gjeneratën e re.
Postimi i plotë
(E.V/Faxweb.al)