18:08 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Meta reagon ndaj lajmeve për karta bankare: Mashtrime të fabrikuara nga SPAK dhe mediat e qeverisë

19:55 | 01/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Meta reagon ndaj lajmeve për karta bankare: Mashtrime të fabrikuara nga SPAK dhe mediat e qeverisë

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar me një deklaratë të fortë ndaj asaj që ai e cilëson si “mashtrime të rënda dhe fabrikime mediatike” lidhur me hetimet për çështjen e inceneratorëve dhe përfshirjen e tij të supozuar në përdorimin e kartave bankare të huaja.

Meta mohon kategorikisht çdo lidhje me kartat bankare të përmendura në media, duke i cilësuar akuzat si të pavërteta dhe të pabazuara në fakte. Ai thekson se nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë kartë bankare në emrin e tij apo të bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

“SPAK-u po mashtron hapur duke përdorur burime të dizinformimit që kontrollohen nga regjimi i narkoqeverisë,” thuhet në deklaratën e Metës. “Të gjithë këto lajme janë pjesë e një skenari politik të urdhëruar për të më goditur personalisht, ndërkohë që asnjë provë e vetme nuk është paraqitur.”

Meta shton se Prokuroria e Posaçme është zhveshur nga çdo besueshmëri përpara opinionit publik dhe se e gjithë çështja kundër tij është, sipas tij, “një aferë mafioze dhe e telekomanduar”.

Në deklaratën e tij, ish-Presidenti thekson se kurrë nuk ka pasur interes për luksin apo udhëtimet në destinacione si Las Vegas apo Beverly Hills, duke nënvizuar përkushtimin e tij për natyrën dhe bukuritë shqiptare: “Unë kam bërë zgjedhjen time, të vizitoj me kënaqësi Prevallën, Çeremin, Dobërdolin, majën e Korabit e të Jezercës dhe çdo perlë natyrore të Shqipërisë.”

Deklarata e Metës vjen në një kohë kur ndaj tij janë ngritur akuza publike për përfshirje në dosjen e inceneratorëve, për të cilën ai pretendon se është një skenar i motivuar politikisht.

https://www.facebook.com/photo?fbid=1267849211376978&set=a.402543184574256

Pas

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Para

Alarm nga i nxehti në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Para
Alarm nga i nxehti në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Alarm nga i nxehti në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

 



Të Fundit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

Kina prezanton planin e ri për të rritur lindjet, do të ofrojë mbështetje 500 dollarë në vit për çdo fëmijë nën 3 vjeç

“Kusht për rivendosjen e marrëdhënieve të Kievit me aleatët”, pretendimi i Moskës: SHBA dhe Britania kanë diskutuar zëvendësimin e Zelenskyt

Përmbytje apokaliptike në Pekin! Evakuohen 80 mijë persona, dhjetëra të vdekur

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.