Presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për shtyp përmendi edhe ndërhyrjet që herë pas herë miliarderi i njohur, Xhorxh Soros ka bërë në politikën shqiptare duke i propozuar se Shqipëria është një vend i vogël për një njeri si ai, ndërkohë që shtoi se milarderi duhet të merret me tregjet e mëdha.
Meta tha ndër të tjera se nuk është rracë e politikanit Nikol Gruevski por është i rracës Avni Rustemi ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe temën e testit të drogës për politikanët, por shtoi se duhet bërë edhe një test tujetër, ai i shëndetit mendor.
Pjesë nga deklarata e Metës:
Unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë gjak shqiptari do ta mbrojmë Shqipërinë. Kam një fjalë edhe për miliarderin e nderuar Xhorxh Soros, i uroj së pari jetë të gjatë. Shqipëria është një vend i vogël për përmasat e tij, vazhdo merru në tregjet e mëdha.
Nuk jam politikan i rracës së Guevskit, jam politikan i rracës së Avni Rustemit. Ilir Meta nuk është vegël e Serbisë. Jam i gatshëm në çdo moment të bëj testin e shëndetit mendor, për çdo politikan dhe për çdo drejtues shteti le të bëhet. Po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit e kam bërë dhe e kam bërë me kohë.
Për krizën, së pari e kjo është kriza e organizatës socialiste. Unë kam qenë eurocialist dhe socialist, dhe ashtu do të mbetem socialist dhe në radhë të parë jam shqiptar dhe do të vdes shqiptar jo shqipfolës. Rezuiltati është skandal, as 10 % nuk kanë marrë pjesë, me organizatën socialiste në KQZ dhe me Kolegjin socialist.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/666463613776885/
(F.GJ/FAXWEB.AL)