07:36 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Meta sulmon SPAK: Po shpërndan dizinformata me media të blera nga paratë e inceneratorëve

09:59 | 02/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme SPAK, të cilën e akuzon për shpërndarje dizinformacioni në media të financuara sipas tij nga paratë e aferës së inceneratorëve. Në një postim publik, Meta pretendon se SPAK po përpiqet ta diskreditojë përmes përfshirjes në akuza të rreme lidhur me një kartë bankare të padeklaruar, duke përmendur edhe autoritetet amerikane.

Ai shprehet se ka vendosur të publikojë të plotë përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që sipas tij të mos lejohet më tej diskreditimi i tyre nga një strukturë që vepron nën urdhra politikë.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Organizata kriminale SPAK vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, për fat të keq edhe në Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), sikur gjoja autoritetet amerikane kanë përmendur emrin tim për një kartë bankare të padeklaruar.

Në respekt të së vërtetës dhe të ligjit, por edhe të mos lejimit të mëtejshëm të diskreditimit me qëllim të autoriteteve amerikane nga ana e SPAK, vetëm në funksion të axhendës së Narkoregjimit për asgjësimin e opozitës së vërtetë politike, po publikoj sot të plotë përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me çështjen dhe përdorimin e kartave bankare.
SPAK është kaq i zbuluar në të gjithë aktivitetin e tij kriminal që nuk ka lidhje me hetimin, por vetëm me urdhrin politik nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa është i obsesuar të më mbajë mua të lidhur në çift me Monikën (SPAK njësoj si Pilo Peristeri që përpiqej të mbante çiftet me dhunë) duke shkruar qëllimisht edhe në akuzën zyrtare të 26 Majit statusin tim si i martuar, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë.”

Pas

Aplikacioni “Agjencia Dixhitale”, në duart e qytetarëve për të raportuar çdo shqetësim

Para

Dhunuan një 48-vjeçar në Durrës, identifikohen autorët

Para
Plagosi dje me thikë të riun, arrestohet 18-vjeçari në Tropojë

Dhunuan një 48-vjeçar në Durrës, identifikohen autorët

 



Të Fundit

Pengjet izraelite mbeten në Gaza, Këshilli i Sigurimit të OKB-së seancë të jashtëzakonshme për situatën

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.