Ilir Meta ka treguar pse mori vendimin për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është tërësisht politik.
Meta tha se qëndrimet e Kryemadhit kanë dëmtuar kauzat e Partisë së Lirisë. Ai tha se e ka marrë këtë vendim, për t’i shkuar deri në fund betejës me mafien ndërkombëtare dhe mercenarëve vendas.
Ilir Meta:
Marrëdhënie tona kanë pësuar krisje të fortë që nga vendimi për djegie të mandateve që u morën me sakrificë dhe gjak në betejë të hapur ndaj koalicionit anti Meta të 17 majit të prindit1 dhe 2. Qëndrimet e saj në kah të kundërt me kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund dhe vendimi ynë i jep fund çdo vendimi të panevojshëm, mirëkuptoj çdo reagim të gjithkujt dhe përgjegjësitë e mia lidhen me qindra njerëz. Vendimet e mia i shërbejn përmbushjes së kauzave të mëdha, ky vendim nuk lidhet me raportin me të si grua dhe nënë e 3 fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër, por për të përmbushur kauzat. U kërkoj ndjesë 3 fëmijëve të mi të mrekullueshëm për shqetësime. I kërkoj ndjesë prindërve dhe të afërme më kanë edukuar me ndjenjën e detyrës. E mora këtë vendim për të shkuar deri në fund betejës me mafien që shantazhin e ka natyrën më të egër dhe të ndyrë. Mafia ka dhunuar normat tona zakonore. Interesi kombëtar ka mbizotëruar në interesin tim 30 vite dhe asnjëherë ai familjar. E gjithë jeta ime i përkushtuar integrimit të Shqipërisë. Deri në kohën e si president u kërcënova të pranoj falsifikimet e Dvoranit. Jam përkushtuar rikthimit të sovranitetit kombëtar të popullit të 2 marsit. Do ta fitojmë betejën ndaj mafies ndërkombëtare.
Discussion about this post