Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut.
Gjatë një intervistë televizive për TV21, Meta iu përgjigj pyetjes se nga cila rrugë udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut.
Gazetari e pyet: Jemi bashkë për të diskutuar me Presidentin dhe për të kuptuar shumë nga vizita që po bëni në Shkup. Por si fillim, nga erdhët: nga Rruga e Kombit apo nga Rruga e Arbrit në Shkup?
Presidenti Ilir Meta: Erdha nga Rruga e Kombit, dhe shpresoj që në një të ardhme të vij nga Rruga e Arbrit sapo të ketë përfunduar tuneli! Pastaj në të ardhmen ta kemi më të lehtë: Vijmë nga Rruga e Kombit dhe kthehemi nga Rruga e Arbrit, ose anasjelltas.