08:10 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Proda, presidenti i ri i SEPCA-s, Proda: Kemi nje mision te vetem luften kunder krimit

13:26 | 14/12/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Proda, presidenti i ri i SEPCA-s, Proda: Kemi nje mision te vetem luften kunder krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, eshte zgjedhur president i SEPCA-s Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore. Ne fjalen e tij drejtuesi I polisise se shtetit Ilir Proda para delegateve tha: “Ne jemi punonjës policie dhe kemi një mision: luftë pa kompromis krimit për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendeve tona. Te Policia e Shtetit Shqiptar do të gjeni angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe besueshmëri për të zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të SEPCA-s, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutonin mbi situatën aktuale dhe rolin rajonal të SEPCA-s në luftën kundër kontrabandimit të qenieve njerëzore dhe trafikimit të emigrantëve, sinergjitë rajonale në luftën kundër krimit kibernetik, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit operacional rajonal në luftën kundër të gjitha fenomeneve kriminale që prekin vendet e rajonit të SEPCA-s, rritjen e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve, si edhe mbi rëndësinë dhe vlerësimin e rolit të grave në radhët e Policisë.

Në përfundim të këtij aktiviteti, u zhvillua edhe ceremonia e marrjes së presidencës së SEPCA-s nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.Proda do ta mbajë postin e Presidentit të SEPCA-s deri në muajin dhjetor të vitit 2025. Drejtori i Përgjithshëm, përgjatë asamblesë, zhvilloi takime të shumta me homologët e SEPCA-s dhe përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese, të cilët i garantoi për angazhimin dhe vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për të forcuar bashkëpunimin në interes të sundimit të ligjit.

Asambleja e Përgjithshme e SEPCA-s Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore u mbajt në Beograd. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë të vendeve anëtare të SEPCA-s dhe Koordinatorët Kombëtarë të saj. Të ftuar në këtë aktivitet ishin edhe Presidenti i Interpolit, Gjeneral Major Dr. Ahmed Naser Al Raisi, Ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Zoti Ivica Dacic, përfaqësues të OSBE-së, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Europolit, Cepolit, B.K. Austriak, Projektit EU4FAST, etj.

Pas

Trafiku i armëve, gjykata lë në burg 5 persona, Euxhenio Manushi del para gjykatës të dielën

Para

Plagosja e 17 vjeçarit, arrestohet autori, gjyshja: Nipi vuan nga probleme te shendetit mendor

Para
Plagosja e 17 vjeçarit, arrestohet autori, gjyshja: Nipi vuan nga probleme te shendetit mendor

Plagosja e 17 vjeçarit, arrestohet autori, gjyshja: Nipi vuan nga probleme te shendetit mendor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.