10:56 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunimi me autoritetet italiane, i suksesshëm

13:01 | 29/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Proda pret ambasadorin Fabrizio Bucci: Bashkëpunimi me autoritetet italiane, i suksesshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti Ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe Ekspertin e Sigurisë Dr. Salvatore Gava. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me forcat policore në Itali dhe u dakordësua për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Drejtori Proda shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e gjithanshëm me forcat e Policisë italiane (Policinë e Shtetit, Karabinierët dhe Guardia di Finanza që gjejnë shprehjen e tyre në Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor), si dhe për mbështetjen në luftën kundër terrorizmit, grupeve kriminale, kultivimi dhe trafikimi i narkotikëve, migracioni i paligjshëm, si dhe për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga krimi.

Bashkëpunimi prej dekadash ka rezultuar në skuadra të shumta hetimore dhe operacione të përbashkëta policore, pjesërisht për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky bashkëpunim u zgjerua gjatë sezonit veror, si dhe për aspekte të tjera të edukimit dhe trajnimit të personelit policor.

Ndërkohë, Ambasadori dhe Eksperti i Sigurisë uruan Drejtor Prodën për detyrën e re dhe konfirmuan gatishmërinë e forcave të Policisë italiane për të bashkëpunuar ngushtë me Policinë shqiptare, si një partnere e barabartë, profesioniste dhe e besueshme, në të gjitha betejat e përbashkëta kundër krimit, me synimin për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të dy vendeve.

Etiketa: Fabrizio BucciIlir Proda
Pas

Përzgjidhen 320 mësuesit koordinatorë për orientimin e karrierës në shkolla, Manastirliu: Misoni juaj, t’i orientoni nxënësit drejt profesioneve të së nesërmes

Para

Grupi i PD takohet me delegacionin e PE-së, Bardhi: Na qëndroni afër, qeveria e lidhur me krimin

Para
Grupi i PD takohet me delegacionin e PE-së, Bardhi: Na qëndroni afër, qeveria e lidhur me krimin

Grupi i PD takohet me delegacionin e PE-së, Bardhi: Na qëndroni afër, qeveria e lidhur me krimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.