09:11 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ilir Proda takim me Sektorin për Komunikimin me Median si dhe me zëdhënëset e DVP-ve

16:24 | 28/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ilir Proda takim me Sektorin për Komunikimin me Median si dhe me zëdhënëset e DVP-ve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me Sektorin për Komunikimin me Median dhe Publikun, si dhe me zëdhënëset e DVP-ve në 12 qarqe.

Takimi u zhvillua në kuadër të ciklit të trajnimeve për punonjësit e Policisë, lidhur me përgjegjësitë e strukturave të Policisë së Shtetit për garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, maj 2025. Trajnimi, i cili u mbajt sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshiu specialistët e Sektorit për Median dhe Komunikimin me Publikun, si në qendër ashtu edhe në 12 qarqe.

Trajnimi për këtë hallkë të rëndësishme të punës së Policisë së Shtetit u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, i cili vlerësoi punën e deritanishme, duke theksuar nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në interes të informimit në kohë të qytetarëve. Ai theksoi se kjo kërkon angazhim të shtuar, profesionalizëm dhe reagim të shpejtë për çdo ngjarje dhe rezultat të punës së strukturave të Policisë së Shtetit.

Drejtor Proda: “Transparenca me median dhe qytetarët është guri i themelit në marrëdhënien e besimit, bashkëpunimit dhe reciprocitetit mes Policisë së Shtetit, medias dhe qytetarëve. Puna dhe performanca juaj janë thelbësore për përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të Policisë së Shtetit. Ndërveproni me qytetarët dhe median me korrektësi dhe etikë, si dhe kushtojini vëmendje maksimale çdo indicieje që vjen prej tyre për paligjshmëri të ndryshme në përditshmëri dhe gjatë çdo faze të procesit zgjedhor, duke i përcjellë ato në strukturat përkatëse për ndjekje dhe zgjidhje.”

Ky trajnim për specialistët e Komunikimit me Median dhe Publikun pason trajnimet e zhvilluara më herët në Akademinë e Sigurisë për drejtuesit e Policisë, si në qendër ashtu edhe në qarqe, në kuadër të traditës tashmë të konsoliduar të trajnimeve për shërbimet e Policisë përpara proceseve zgjedhore, me qëllim përmbushjen sa më efektive të detyrave funksionale, të cilat janë thelbësore për rendin publik dhe imazhin e vendit.

Pas

Bardhi kundër Berishës, i jep besim SPAK, harron Veliajn dhe sulmon Ballukun me akuzat e vjetra

Para

Dosja “Veliaj”/ GJKKO i komunikon masën detyrim paraqitje biznesmenit Sokol Kryeziu

Para
Dosja “Veliaj”/ GJKKO i komunikon masën detyrim paraqitje biznesmenit Sokol Kryeziu

Dosja “Veliaj”/ GJKKO i komunikon masën detyrim paraqitje biznesmenit Sokol Kryeziu

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Shirat e mesnatës ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në Drenovë, situata tashmë nën kontroll

Sarandë/ Vuri zjarr në kodrat e fshatit Borsh, arrestohet piromani

Ukraina zgjeron prodhimin ushtarak, Zelensky: Duhet t’i kundërvihemi forcave ruse

Merz pranon kritikat: Evropa duhet të kishte bërë më shumë për mbrojtjen, me SHBA po përpiqemi t’i japim fund luftës në Ukrainë

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Mavijosjet në dorë dhe ënjtja në këmbë, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Trump

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.