Foto e mëposhtme është e Ilir Xhepajt, i vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëautor me Eduart Lamajn për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç.
Mësohet se Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë ndërsa është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve. Ai u arrestua në orët e vona të natës së kaluar në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbin për llogari të Policisë së Laçit.
Ndërkohë që janë publikuar gjithashtu edhe pamje të aksionit të forcave operacionale qe bënë të mundur arrestimin e shumë të kërkuarit në Tiranë (lexo këtu lajmin).
Ilir Xhepaj, i arrestuar per ngjarjen ne KurbinNë lidhje me arrestimin e Xhepajt, Policia e Shtetit dha detaje ku thotë se pas disa ditësh ndjekje dhe kontrolle në Laç, Lezhë, Kamzë e Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit “Ndjekja”, duke çuar në pranga 33 vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai akuzohet gjithashtu edhe për një plagosje tjetër me armë zjarri po në Laç, ngjarje e ndodhur më 15 maj ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale Z. M. Policia ka vënë në pranga Ilir Xhepajn, i cili është një nga bashkëpunëtorët e Eduart Lamajt i shpallur në kërkim për vrásjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç.

Bëhet me dije se Xhepaj është árrestuar në Kodër Kamëz dhe në momentet e árrestimit nuk ka bërë rezistencë ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk ka pasur as armë me vete. Ndërkohë në kërkim vijojnë që të jenë Elson Aliaj dhe Klaudio Perkola të dyshuar si bashkëpunëtorë të Eduart Lamaj në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.
Kush është Ilir Xhepaj?
Ilir Xhepaj është një emër i njohur për drejtësinë. Më 15 maj 2020, ai plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre. Policia njoftoi se e kishte shpallur në kërkim, por tanimë mësohet se i shpalluri në kërkim është një nga të rinjtë problematikë të këtij qytetit.
I dënuar më herët për grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë, Xhepaj, konsiderohet si një emër i rrezikshëm në këtë zonë. Ai është liruar prej 3 muajsh nga burgu, dhe që nga ajo kohë ka jetuar në kryeqytet.
Kujtojmë se Eduart Lamaj, i cili është árrestuar si autor i dyshuar për vrásjen e dy biznesmenëve në 30 Maj në Laç, ka deklaruar se një prej víktimave i kishte para borxh, dhe ai i kishte shkuar me qëllim për ti shkátërruar hotelin dhe jo për ta vrárë. Por sipas Policisë dhe prokurorisë ky version i Lamës nuk qëndron (lexo dëshminë).
Lama u vu në pránga teksa ishte duke u mjekuar në një klinikë private në Tiranë që mendohet të jetë e një të afërmi të tij, Besim Lama, për shkak se mbeti i plágosur në këmbë në ditën kur ndodhi átentati ndaj biznesmenëve. Bashkë me të u vunë në pránga dhe mjekët që e kanë ndihmuar, të cilat burime për Faxweb.al bëjmë me dije se janë Besim Lama dhe Viktor Marku.

(M.Q & F.GJ/Faxweb.al)