Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me audio që mendohet se është mes dy socialistëve, Ndre Legisi dhe Spartak Braho.
“Nje bisedë midis dy bashkëvuajtsve; Baba Takut dhe Ndre Legisit ne nje lokal misterioz. Degjojeni vet! Sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.
Braho dhe Legisi bisedojnë për krizën aktuale politike, grevën e urisë së PS kur ishte në opozitë dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta.
Spartak Braho dëgjohet teksa thotë “Ilirin e mbajta unë gjallë, ti e di, e ushqejsha me bajame”, e shoqëruar kjo me një të qeshur të tij më pas fill pas kësaj.
Legisi: Nuk është halli jonë,
Braho: halli i atyne, nga greva e urisë ikët të gjithë ju, edhe unë që ngela
Legisi: Vetëm Iliri…
Braho: Ilirin e mbajta unë gjallë, e ushqeja me bajame (qesh), çfarë ke bërë ti?
Legisi: Hiç, te ndjekë këto…
Braho: Më mori në telefon, e kishe kënaqë atë më tha, po t’i hodhi poshtë Luan Rama
Biseda mbyllet me “mirë o zemra, mirë”. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post