Ilirjan Celibashi ka deklaruar mbylljen e orarit zyratr të votimit të kësaj të diele, që është ora 19:00.
Gjithsesi, Celibashi sqaroi se të gjithë personat që janë brenda qendrës së votimit do të lejohet të votojnë pavarësisht se ka përfunduar orari.
Më tej, Celibashi i bëri thirrje politikanëve që procesin e numërimit të votave ta shoqerojnë me qetësi në mënyrë që t’i japin mundësi dhe komisionerëve që të bëjnë mirë detyrën.
Duke dhënë dhe disa detaje në lidhje me procesin e votimit, Celibashi shtoi se procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda 48 orëve për sa i përket partive dhe koalicioneve, ndërsa numërimi i votave të kandidatëve do vazhdojë më shumë.
Deklarata e plotë:
Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur. Sipas kodit zgjedhor ata që janë në radhë duhet t’i merren emrat dhe mjetet e identifikimit dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë në këtë rast. Ndoshat është shumë herët për të bërë një vlerësim të priocesit. Nga informacionet që kemi ky proces u karakterizua nga qetesia. Nuk mund të shpëtonim nga disa episode. Në përgjithësi mund të thuhet që ishte një proces zgjedhor në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ka qenë një tension i madh. Ishte një proces shumë i vështire ai i votimit elektronik. U realizua në një kohë mjaft të shkurtër. Sikurse në tërësi për procesin e votimit, edhe në atë që procesi i votimit elektronik u realizua është herët për të dalë në përfundime.
Janë më pak se 200 qendra votimi në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik . Në 86 prej tyre sepse nuk janë paraqitur operatorët, ndërsa pjesa tjetër prej problematika. Mund të konsiderohet një sukses i plotë. Gjer rastin të përshëndes Pelinkun.
Tani që procesi ka përfunduar, dua të sjell në vëmendje të komisionerëve që të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të kodit.
Është gjithashtu rasti që t’i bëj thirrje partive politike që procesin e numërimit ta përcjellin me qetësi. Askush nuk e di kush është fituesi i zgjedhjeve, por të presim për rezultatin. Shpresoj që gjithë lidershipi politik të kuptojë që ka nevojë për shumë qetësi në këtë moment për të krijuar kushtet e punës për komisionerët. KQZ ka marrë të gjitha masat që kyy proces të përfundojë brenda 48 orëve të paktën për partitë politike dhe koalicionet, pastaj do vazhdojë me kandidatët. I gjithe procesi do të jetë i monitoruar nga KQZ dhe ndërkombëtaret.
(E.H/Faxweb.al)