Moderatorja Ilva Tare ka pasur dje ditëlindjen dhe ka marrë një surprizë të bukur nga kolegët e saj në studio.
Të ftuarit në studio i kanë kënduar këngën e ditëlindjes dhe moderatorja ka fikur qiriun e tortës. Ndër personat që kanë qenë mbrëmë në ‘Tonight’ ishin: Aleksandër Çipa, deputeti demokrat Gerti Bogdani dhe analisti Dritan Hila.
Kujtojmë se ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe padyshim që gjithë urimet shkojnë për një shtatzëni sa më të mbarë.
Më pas rrjedha e emisionit ka vijuar normalisht dhe Tares pavarësisht ditëlindjes nuk mund t’i justifikohet dita pushim.
Është e këndshme që mes kolegësh të të rezervohen edhe surprizat. Nga ana tjetër të gjithë e dimë që në një profesion si gazetaria dhe të qenit në televizion kërkon një impenjim maksimal. (E.K/SHUPLAKA)