Në takimin e sotëm me banorët e njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, kryeministri Edi Rama, theksoi edhe njëherë tjetër rëndësinë e Reformës në Drejtësi. Mirëpo përveç deklaratave të tij lidhur mbi këtë temë, nuk kanë munguar as batutat dhe sulmet ndaj PD-së.
Në një moment, Rama ka pyetur qytetarët se cilin nga kandidatët e PD-së do ta merrnin qoftë për një ditë të vetme si shërbyes në shtëpi.
Mirëpo pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje, ai ka vazhduar: “Imagjino të kishit vetëm një ditë në shtëpi Gridën shërbyese se çfarë do bëhej? Do përfundonit duke u kap për flokësh. Tani na ka ardhur në Tiranë. Pasi e shembi Vangjushi në Durrës vjen në Tiranë. Kujton se tironsit janë më budallenj.”, tha Rama.
Në fakt kjo deklaratë e tij, bie në kundërshtim me fjalët që vetë kryeministri tha më përpara, kur doli në mbrojtje të femrave të dhunuara. Mirëpo siç duket ka harruar në një moment se edhe Grida Duma është një femër, duke u shprehur me fjalë kaq të rënda për të.
“Shumë faleminderit, doja ta filloja duke iu drejtuar të gjitha grave, vajzave për tju thënë diçka që ndoshta nuk e dinë, pot ë shikoni numrin e divorceve në shqipëri dhe ët shikoni se burrat fitojnë shumicën prej tyre, pot ë shikoni se në shumicën e rasteve gjykatësint ua lënë fëmijët burrave dhe jo grave, në gjykatat tona, ata që përdhunojnë, rrahin, keqtrajtojnë lihen të lirë dhe kthehen prap si dhunues, kqetrajtues.
Në radhë të parë ju që jeni gjyshe, nëna vajza e kuptoni se sa e rëndësishme është që t’i jepni forcë PS për ta çuar përpara zbatimin e Reformës në Shqipëri, për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet mbrapa.
Që ky vend të jetë një shtet, ku në duart e gjykatave nuk ka rëndësi sa pushtet ke, por ka vetëm rëndësi nëse ke apo jo të drejtë.”, tha Rama ndër të tjera. (D.D/shuplaka)
Discussion about this post