08:10 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Imami Ahmed Kalaja bën ”Mea Culpa”-n e tij: Kush prek të krishterët të kalojë më parë trupat tanë!

15:33 | 15/04/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Imami Ahmed Kalaja bën ”Mea Culpa”-n e tij: Kush prek të krishterët të kalojë më parë trupat tanë!

Deklaratë e fortë e imamit Ahmed Kalaja në mbrojtje të të krishterëve. Sot në ditën e Pashkës, imami ka qenë duke folur para besimtarëve mysliman në xhami, teksa ka dhënë edhe mesazhin e fortë se kushdo që prek kishat dhe të krishterët do të ketë punë me ta. ”Opinion” raporton mbi fjalën e mbajtur të imamit.

”Në historinë shqiptare ka pasur momente shumë interesante se si prifti me njerëzit e kishës kanë dalë në mbrojtje të xhamisë, kur ka pasur momente që dikush ka dashtë të shtijë fitilin e përçarjes në emër të fesë dhe besimit.

Ne jemi të gatshëm si myslimanë të përsërisim të njëjtën gjë nëse dikush dëshiron të kërcënojë katolikët, ortodoksët, të krishterët shqiptarë, të jemi ne mbrojtësit e parë dhe të jemi ne rrethi i parë, i cili e mbron kishën nga çdo lloj sulmi të mundshëm, që ndonjë njeri i cili është agjendë e dikujt, që nuk na intereson, tenton të prishë harmoninë apo tolerancën ndërfetare në këtë vend.

Ne si myslimanë jemi gati, jemi të gatshëm që nëse dikush do të bëjë tentativa të tilla të kalojë përpara mbi trupat tonë, të kalojë përpara mbi gjakun tonë, pastaj të arrijë aty ku do të arrijë.

Pa kaluar mbi trupat tonë dhe pa kaluar mbi gjakun tonë nuk mund ta arrijë një gjë të tillë, sepse atë që e kemi nuk duam ta humbim dhe nëse dikush është në shërbim të ndonjë axhende “X” apo “Y” do të na e prishë, ne do të jemi të parët ata të cilët do ta mbrojmë, qoftë edhe me jetët tona, sepse kështu na mëson kjo fe e mrekullueshme. Kjo është feja e Zotit, kjo është feja që na ka ardhur prej Zotit”, predikoi Imami.

Kalaja u përfshi ditë më parë në një video me futbollistët e Kombëtares, ku vinin në lojë priftërinjtë. Komuniteti Mysliman i bëri vetëm vërejtje imamit, i cili kërkoi falje.

Futbollistët e Kombëtares Andi Lila dhe Armando Sadiku së bashku me Imamin e Xhamisë së Kavajës Ahmed Kalaja, shfaqeshin duke treguar histori gazmore me priftërinj ortodoksë. Video krijoi probleme si në Shqipëri  ashtu edhe në Greqi. 

Ndaj Imamit Ahmed Kalaja, kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar ka marrë masën “Paralajmërim për dëbim nga puna” me motivacionin për shkelje të harmonisë fetare. (V.G/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ahmed kalajaimamikalajate krishteret
Pas

“Duart lart, fustanin poshtë”, punonjësja dixhitale denoncon ministrin Ahmetaj

Para

“E gjeni dot dikë që ju sheh, siç sheh Nardi Lulin”, Ndoka i kundërpërgjigjet Ramës

Para
“E gjeni dot dikë që ju sheh, siç sheh Nardi Lulin”, Ndoka i kundërpërgjigjet Ramës

“E gjeni dot dikë që ju sheh, siç sheh Nardi Lulin”, Ndoka i kundërpërgjigjet Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Macron i kërkon Izraelit të ndërpresë sulmet që “nuk lidhen me programin bërthamor të Iranit”

Midis raketave dhe frikës – Si jetojnë qytetarët e Teheranit dhe Jerusalemit nën kërcënim të përditshëm

Maqedonia e Veriut Miraton Ligjin e Ri për Energjinë, Synon Rritjen e Sigurisë dhe Investimeve

Evakuim urgjent i spitalit të goditur nga raketa, ministri i Shëndetësisë e cilëson krim lufte

Mbyllen 27 Biznese të Mëdha në 2024, Tregu i Punës në Shqipëri përballet me Sfida të Rënda

Tregu i Fondeve të Investimit në Shqipëri Arrin Kulmin e 4 Viteve të Fundit

Spitalet me më pak shtrime në total, kardiologjia përjeton fluks në rritje

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Rinumërimi i votave preferenciale: Kandidatët e PD dhe PS që dolën të favorizuar

Trump miraton planet për sulm ndaj Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.